Ronaldo ia lë bakshish 20 mijë euro hotelit ku kaloi pushimet

19 korrik 2018 | 14:50

Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë lojtari më i përfolur këto ditë në botën e futbollit.

Portugezi javën e kaluar kaloi nga Real Madridi te Juventusi për 100 milionë euro dhe një rrogë vjetore prej 30 milionë eurosh.

Para se ky transferim të kompletohej, CR7 ishte duke pushuar me familje në Greqi.

Pushimet e tij janë bërë edhe një herë lajm, këtë herë për bakshishin që Ronaldo ia ka lënë hotelin grek ku po pushonte. I kënaqur nga shërbimit portugezi la bakshish hiq më pak se 20 mijë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Soccerex 20” ka publikuar raportin e tij mbi futbollistët e…