Ronaldo synon të luajë deri në moshën 41-vjeçare

24 maj 2018 | 10:42

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, nuk e ka ndërmend të ndalet dhe e ndien se është më i ri se 33 vjet, ka thënë portugezi pak ditë para finales së Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit.

“Tani kam 23 vjet biologjikë”, ka thënë Ronaldo për programin “El Chiringuito”.

“Më ka mbetur edhe shumë kohë. Mund të luaj deri në moshën 41-vjeçare. Po ndihem mirë, i lumtur, nuk mund të ankohem. Luajmë finale të shtunën dhe fansat përkrahin Cristianon”, ka thënë Ronaldo, i cili është golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve, me 15 gola në 12 ndeshje.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të takojë sot në Pekin…