Rrëshqitje vdekjeprurëse të tokës në Afganistan

12 korrik 14:11

Rrëshqitjet e tokës kanë lënë të vrarë dhjetë persona në verilindje të Afganistanit dhe kanë shkatërruar rreth 300 shtëpi.

Helikopterë dhe ekipe shpëtimi kanë shkuar në provincën Panjshir, ku ka ndodhur katastrofa.

Omar Mohammadi, zëdhënës i Autoritetit Kombëtar për Menaxhimin e Fatkeqësive, ka thënë se ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar njerëz të bllokuar nën rrënoja, në qarkun Khinj.

Panjshiri, i cili ndodhet rreth 140 kilometra në veri të Kabulit, është zonë turistike dhe njihet për majat me borë.

Afganistani verior vuan rregullisht nga rrëshqitjet e tokës kur bora shkrihet në pranverë, por shpyllëzimi në disa zona ka rritur frekuencën e tyre.

Presidenti afgan, Ashraf Ghani, i cili ndodhet në Bruksel për samitin e NATO-s, ka urdhëruar autoritetet që t’iu ofrojnë viktimave ndihmën e nevojshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka vizituar Kooperativën…