Rreth 36 persona të vrarë nga sulmi vetëvrasës në Nangarhar

17 qershor 2018 | 13:10

Shifra e të vdekurve nga një sulm vetëvrasës me bombë në provincën Nangarhar të Afganistanit ka arritur në 36.

Najibullah Kamawal, drejtor i departamentit të shëndetësisë, tha se 65 persona të tjerë janë plagosur në sulmin që kishe cak luftëtarët që po festonin Fitër Bajramin.

Attaullah Khogyani, zëdhënës nga kjo provincë i ka thënë “Radios Evropa e Lirë” së disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë.

Agjencia e lajmeve “Amaq”, që është e lidhur me Shtetin Islamik, ka deklaruar se grupi ekstremist IS ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Provinca Nangarhar është baza kryesore e militantëve të Shtetit Islamik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se…