Rrëzohet një aeroplan në Iran, vdesin 66 pasagjerë

18 shkurt 2018 | 11:40

Një aeroplan me pasagjerë është rrëzuar në një zonë malore në provincën Isfahan në Iran, duke lënë të vdekur 66 personat që kanë qenë në bord.

Aeroplani është rrëzuar në malet Zagros, derisa ishte duke fluturuar nga aeroporti i Teheranit për në qytetin jugperëndimor Yasuj, kanë njoftuar shërbimet e emergjencës në ditën e sotme.

Zëdhënësi i kompanisë së fluturimeve “Aseman Airline”, Mohammad Taghi, i ka thënë televizionit shtetëror, se të gjithë personat në bord kanë vdekur.

Në aeroplan ishin 60 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekipit.

Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e rrëzimit të aeroplanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në…