Rriten kërkesat për makinën më të mirë të vitit, shtohet prodhimi

28 maj 2018 | 12:26

Si asnjëherë më parë një fuoristradë e prodhuar nga “Volvo” është cilësuar si makina më e mirë e vitit. Kjo është arritur në 2018-ën falë suksesit të modelit XC40, pasardhëse e XC90 dhe XC60.

Me 325 vota të 58 gazetarëve të specializuar, “Volvo XC40” ka morr fronin makinës “Peugeot 3008”, që mbante titullin e makinës më të mirë të vitit 2017.

Por ky nuk është i vetmi benefit për “Volvo”-n, kompania suedeze e prodhimit të makinave ka shtuar me 80.000, nga shifra që kishte planifikuar, numrin e makinave që do të prodhojë për shitje.
Por duke parë nivelin e lartë të shitjeve, kjo shifër pritet të rritet akoma edhe më tej./tch/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, ka…