Rriten tensionet tregtare ndërmjet ShBA-së dhe Kinës

04 prill 2018 | 16:25

Tensionet tregtare midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) janë rritur, pasi Pekini u është përgjigjur planeve të ShBA-së për të vënë taksa të reja mbi qindra importe kineze.

Kina tha se do të vë tarifa tregtare prej 25 për qind mbi 106 mallra amerikane, përfshirë makinat, sojën dhe lëngun e portokallit.

Masat dhe kundërmasat vijnë pasi Uashingtoni ka dhënë detaje për rreth 1,300 prodhime kineze që synon t’i godasë me tarifa, po ashtu 25 për qind.

Mallrat që do të tatojë ShBA-ja, përfshijnë televizorët dhe motoçikletat kineze.

ShBA-ja ka thënë se masat e saj janë përgjigje ndaj praktikave të padrejta tregtare të Kinës.

Tregjet e aksioneve në Evropë kanë rënë, pasi investitorët janë shqetësuar nga shpejtësia e reagimit të Kinës. (Rel)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), më 15 prill…