>

Rrugët në Prishtinë janë të kalueshme

27 shkurt 11:01

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ditëve të fundit për shkak të reshjeve të shumta të borës, tetë kompani të kontraktuara janë angazhuar me kapacitete të plota për pastrimin e rrugëve.

“Si rezultat i punës së tyre, si dhe angazhimit maksimal të stafit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Drejtorisë së Inspekcionit, rrugët kryesore në qytet dhe në fshatra janë të kalueshme”, është bërë me dije në njoftimin e komunës së Prishtinës.

Komuna e Prishtinës u ka bërë thirrje pronarëve të lokaleve afariste që të kujdesen për pastrimin e hapësirës para lokaleve të tyre, dhe të zbatojnë kështu Rregulloren për Shërbime Komunale, konkretisht nenin 138.1 të saj, që thotë: “Për pastrimin e borës nga trotuaret dhe para ndërtesave afariste dhe banesore në pronësi shoqërore, kujdesen personat juridikë, të cilët i shfrytëzojnë ndërtesat afariste dhe pleqësitë shtëpiake, ndërsa për pastrimin e borës nga trotuaret para ndërtesave familjare banesore dhe para hapësirave afariste (punëtoritë, lokalet afariste), kujdesen pronarët dhe shfrytëzuesit e ndërtesave banesore dhe të hapësirave afariste”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Mbi 800 biznese, shumica nga to nga sektori i tregtisë,…