Rrugëtimi i gjatë deri te pavarësia

17 shkurt 2018 | 22:25

Arben Rogova

Rrugëtimi i Kosovës deri në shpalljen e Pavarësisë, 17 shkurt 2008, ishte tepër i gjatë, i mundimshëm dhe me shumë sakrifica.

U deshën afro 100 vite pas shkëputjes nga trungu arbëror, dhe të pavarësoheshim. Tani 19 vite pas luftës, shumë nga ne ende nuk po kuptojmë se çka kemi fituar dhe sa të thella I kishte rrënjët Serbia, jo vetem në Kosovë e në rajon por në tëre botën.

Asgje më të ngutshme dhe më primare nuk kemi se fuqizimin e shtetit tone, nga të gjithë ne.

Pas kapitullimit të Perandorisë Osmane në Ballkan dhe pavarësimit të Shqipërisë, shumë territore shqiptare ngelën jashtë Shqipërisë natyrale. Në fund të vitit 1918 shpallet Mbretëria Serbo-Kroate-Slovene dhe shumë territore shqiptare i dhurohen këtij shteti të ri. Kjo ngrehinë e re, gjatë tëre egzistencës, kishte punuar me kujdes shkatërrimin e qenjes shqiptare. Serbët si dominues në këtë shtet, ndërtonin politika nacionale për likuidimin e shqiptarëve.

Mu për këte, krijonin programe për pastrimin nga shqiptarët në banovinat e hartuara nga ata. Gjatë viteve të ’30-ta kishin krijuar një arsenal prej 11 programesh (Vasa Qubrilloviqit, Ivo Andriq etj) dhe më 1938 do t`i shtohet Konventa Jugosllavo-Turke për deportimin me dhunë në Anadoll të shqiptarëve në Mbretërinë SKS.

Edhe gjatë LDB problemet kishin vazhduar për Kosoven. Pushtimi nga fashizmi Italo – Gjerman ishte më i lehtë në krahasim me vitet e para LDB. Në Prill të vitit 1941 Jugosllavia mbretërore kapitulloi dhe u copëtua.

Serbët në Jugosllavinë e pushtuar vepronin me metoda të kohës, duke i përdorë rrethanat e LDB. Lidhur me shqiptarët, të gjitha partitë apo grupacionet politike serbe i kishin programet e njejta.

Formacionet çetnike të Drazha Mihajloviqit po vepronin dhe po kryenin krime të tmerrshme. Edhe komunistët Jugosllavë, për këte ishin të njejtë.

Të kamufluar me internacionale dhe bashkim – vllaznim, do të kryenin misionin e tyre pansllavist për 55 vitet e ardhëshme. Kominterna ishte kujdesur që në vitet e ‘30, të shperndaje misionaret e tyre, me finale, pansllavizmin.

Nga këto aktivitete të Kominternistëve jugosllavë do të dale në siperfaqe edhe një herë Vasa Qubrilloviqi në Nentor të 1944 me program të ri për asgjësimin e shqiptarëve.

Ky Elaborat ishte aprovuar nga krimineli Tito dhe shtabi i tij. Më pas Kryesia e AVNOJ-it më 21.11.1944 amniston çetnikët, të cilet më pas konvertohen në partizan-komunistë.

Në këtë kohë në Kosovë fillon pushtimi i ri 55 vjeqar i Jugosllavisë së re.. Tito me 8 shkurt 1945 do të vëndos diktaturën ushtarake. Pas pëfundimit të LDB, u krijuan rrethana të jashtëzakonshme për shqiptarët në Kosovë.

Po vriteshin dhe burgoseshin bijtë dhe bijat më të mire që kishte Kosova. Aktivistë me bindje perendimore burgosen dhe ekzekutohen. Partizanët të cilët nga marketingu bolshevik ishin dehur për “idealet internacionale” tashmë ishin zhgenjyer, dhe disa nga ata u ekzekuatuan apo u burgosen.

Disa udhëheqës komunista shqiptar, që kishin nënshkruar Rezoluten e Bujanit, në janar të 1944 për bashkim me Shqiperine, të njejtit në Korrik 1945, në Prizren nënshkruajnë hyrjen e vullnetëshme me Serbinë Federale??

Rrugëtimi 55 vjeqar i Kosovës ishte përplot me ngjarje interesante. Nga vitet e ’70-ta kishte një liberalizim, dhe po merrej frymë më lehtë. Sigurisht se ky liberalizim që po jepej nga të njejtit udhëheqes, kishte nje strategji dhe qellim.

Këtë do ta vërtetojnë arkivat e ndryshme perendimore. Këtë periudhë disa nga kuadrot shqiptare do ta shfrytëzonin maksimalisht për arsim dhe zhvillim. Demonstrata e ’68; ’81; ’89 kishin shprehur vullnetin e mohuar të popullit. Pas shembjes së LKJ, dolen në skenë partitë e para politike shqiptare me në krye LDK.

Pas një periudhe gati 10 vjeçare të ketyre partive situate po degradohej deri në ate masë, sa milicija serbe kidnaponte edhe nuset në kolonë të dasmorëve. Me pas doli në skenë edhe UÇK-ja.

Me luftimet e UÇK-se, sensibilizimin e situates dhe ndërhyrjen e NATO-s, përfundimisht largohet e keqja më e madhe e këtij populli, largohen strukturat e ndryshme të Serbisë nga Kosova.

Këto struktura popullit shqiptar ja kishin bere jetën ferr nga 1944 e deri me largimin e tyre.
Për këte ditë të shenjtë që nga 1912, kishin kontribuar djem e vajza, burra e gra, kush më shumë e kush më pak.

Shqiptarët kishin luftuar në shekuj, por pas shembjes së komunizmit, Kosova për herë të parë orientohet komplet ka perendimi. Si Presidenti Rugova ashtu edhe UÇK-ja kishin orientime të palekundura perendimore dhe qytetërimi perendimor për herë të parë po vepronte ndryshe karshi Kosovës.

Dhe natyrisht erdhën ditë të bardha për Kosoven. Dielli për ne shqiptaret lind kah perendimi, dhe këte miqësi duhet ruajtur si syte e ballit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në 10-vjetorin e…