Rryma mbyti një person në Suharekë

29 mars 2018 | 12:11

Një person ka ndërruar jetë të mërkurën në fshatin Peqan të Suharekës si pasojë e kontaktit me rrymë.

Ai ishte duke punuar në ndërtimin e një pllake të shtëpisë dhe ka rënë në kontakt me telat e rrymës elektrike.

Sipas policisë, viktima është dërguar në QKMF-në e Suharekës dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar se viktima nuk ka shenja jete.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cleveland Cavaliers mundi Charlotte Hornets 118-105 në ndeshjen e radhës…