Rugova: Shkuarja në votime për të tretën herë, e padrejtë

15 dhjetor 2017 | 20:10

Sot është dita e fundit e fushatës parazgjedhore për rivotimin në Istog.

Kandidati i LDK-së për këtë komunë, Haki Rugova, ka thënë se shkuarja për herë të tretë në votime në Istog nuk është e drejtë.

“Padrejtësisht po shkojmë të tretën herë në zgjedhje, për shkak të atyre proceseve që ndodhën me votat me postë, të kontrabanduara dhe tash jemi para zgjedhjeve. E kam thënë shumë herë, por edhe qytetarët e panë se çfarë ndodhi, është padrejtësisht por edhe qytetarët dhe votuesit e kanë kuptuar një gjë të tillë, u zhvesh ajo formë e degjenerimit të një procesi zgjedhor që nuk e kam pritur se do të ndodhë në Istog”, ka thënë ai.

Rugova në “Info Magazine” të “Klan Kosovës” ka thënë se ka parë një sfidë të madhe faktin se istogasit do të duhet për herë të tretë t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur liderin e tyre.
“Të them të drejtën, kam pasur dilemat e mia, apo kam parë që jam para një sfide të caktuar, por me tubimet dhe kontaktet po e shoh qartë se qytetarët janë mjaft të mobilizuar dhe shumë të gatshëm të dalin në zgjedhje, po e shoh në tubimet masive, edhe në grupe më të vogla. Kam përshtypje që qytetarët janë të inatosur, jo vetëm votuesit e LDK-së por edhe të taboreve kundërshtare, istogasit nuk e pranojnë një koncept të tillë qeverisës çfarë tentohet të instalohet ne Istog. Ky është motivi kryesor, nuk është më në pyetje Haki Rugova por vlerat e LDK-së dhe ato rugoviste që dikush po mundohet t’i përvetësojë”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, gjatë raportimit para…