Rukiqi: Do ta avancojmë sektorin privat si bartës kryesor të zhvillimit ekonomik

18 korrik 2018 | 15:54

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, i shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorët, është takuar me drejtorin e Shoqatës së Bankave të Kosovës (ShBK), Petrit Balija.

Sipas Rukiqit, Shoqata e Bankave të Kosovës është një ndër shoqatat që përfaqëson sektorin më të shëndetshëm të ekonomisë së vendit, gjë që sipas tij, ka shumë hapësirë që të promovohen mundësitë e ndryshme të financimit.

Në këtë takim u theksua rëndësia e forcimit të bashkëpunimit në funksion të zhvillimit të sektorit privat në vend.

“Në të njëjtën kohë OEK-u po punon të ketë më shumë aktivitete të përbashkëta sidomos në drejtim të vetëdijesimit të bizneseve dhe informimit të tyre mbi rëndësinë që kanë raportet e tyre me bankat. Bashkërisht me Shoqatën e Bankave të Kosovës do të punojmë të avancojmë rolin e sektorit privat në vend si bartës kryesor i zhvillimit të mëtutjeshëm”, ka thënë kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.

Image may contain: 2 people, people smiling, people sitting

Po ashtu,  kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, të mërkurën vizitoi kompaninë “HIB” e cila jep një kontribut të madh në sektorin e naftës dhe hotelerisë dhe njëherësh kontribuon më së shumti në buxhetin e shtetit.

Gjatë takimit të kryetarit Rukiqi me presidentin e kompanisë “HIB”, Ibrahim Bucaliu, u theksua mbështetja që OEK-ut që do t’u jep bizneseve duke qenë zë i fuqishëm në funksion të mbrojtjes së tyre.

Kryetari Rukiqi ka siguruar që OEK-u do të ketë kujdes të veçantë për kompanitë serioze siç është HIB dhe iu ka bërë thirrje edhe institucioneve tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Napolit në Serinë  A po synon të bëjë…