Rummenigge flet për të ardhmen e Riberys dhe Robbenit

13 mars 2018 | 18:13

Shefi ekzekutiv i Bayern Munchen, Karl-Heinz Rummenigge zbuloi planet e tij për të nisur bisedimet me Arjen Robben dhe Franck Ribery për rinovimin e kontratës, muajin e ardhshëm.

Të dy lojtarëve iu skadon marrëveshja në përfundim të këtij sezoni dhe kanë shprehur dyshimet e tyre për të ardhmen në “Allianz Arena”.

“Kemi biseduar me të dy dhe kemi arritur marrëveshje që bisedimet për kontratat e reja t’i nisim në muajin prill. Është e vërtetë që Franck zhvilloi një ndeshje shumë të mirë të shtunën, Robben gjithashtu shënoi gola fantastikë. Muajin e ardhshëm do të flasim, për këtë gjë kam rënë dakord me të dy lojtarët dhe e kanë pranuar këtë fakt”, ka thënë Rummenigge. “Ne duam të organizojmë mirë skuadrën për sezonin e ardhshëm dhe do ta bëjmë këtë me aftësitë dhe dijet më të mira. As ky fakt nuk i shqetësonte ata. Dihet që dëshira e Robben dhe Ribery është të qëndrojnë te Bayern Munchen, dhe nëse ata vazhdojnë të luajnë njësoj si të shtunën, do të bisedojmë për këtë”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar të hënën për…