Rusia dërgon delegacion ushtarak në Korenë e Veriut

13 dhjetor 2017 | 21:17

Rusia njoftoi sot se ka dërguar një delegacion ushtarak në Korenë e Veriut, por nuk dha detaje për arsyet e kësaj vizite.

Ky delegacion përfshinte edhe Viktor Kalganov, nënkryetari i Qendrës së Menaxhimit të Mbrojtjes Kombëtare ruse, përgjegjëse për çështje të sigurisë kombëtare, njoftoi media shtetërore, përcjell Atsh.

“Koreja e Veriut është fqinji jonë. Ne kemi nevojë të zhvillojmë marrëdhënie me këtë vend dhe dialogu politik është shumë i rëndësishëm”, deklaroi zëvendësministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Ryabkov sipas citimeve të agjencisë zyrtare të lajmeve, TASS.

Delegacioni mbërriti dje në Phenian dhe do të qëndrojë deri të shtunën, njoftoi agjencia e lajmeve “Interfax”.

Rusia dhe Kina janë vendet që kanë marrëdhëniet diplomatike më të ngushta me shtetin e izoluar të Koresë së Veriut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i gazetarëve të burgosur ka arritur numër rekord për…