Rusia kërkon mbledhje të Këshillit të Sigurimit për çështjen Skripal

04 prill 2018 | 23:12

Rusia kërkon një takim të Këshillit të Sigurimit në OKB për të diskutuar për çështjen e helmimit të ish-agjentit Sergei Skripal dhe vajzës së tij, ndërkohë që tensionet rriten në lidhje me përdorimin e agjentëve kimikë në territor britanik.

Ambasadori rus në OKB, Vassily Nebenzia kërkoi që ky takim të zhvillohet sot në mesditë në Nju Jork.

Moska kërkon të ketë akses në materialet hetimore që ka Londra në lidhje me këtë çështje, si dhe kërkon të ketë ekspertët e saj të përfshirë në hetimin e këtij sulmi, për të cilin Britania e Madhe ka akuzuar Rusinë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liverpooli ka fituar bindshëm ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës…