Rusia do të dominojë tregun e gazit për 2018-ën

28 dhjetor 2017 | 17:52

Rusia po përpiqet që të mbajë eksportet e gazit drejt Evropës në nivele rekord për 2018-ën.

Gjiganti i gazit i kontrolluar nga shteti, “Gazprom”, planifikon të eksportojë një minimum prej 180 miliardë metra kub vitin që vjen, deklaroi zëvendësdrejtori ekzekutiv Alexaner Medvedev.

Ky volum do të ishte niveli i dytë më i madh i të gjitha kohërave, pas 190 miliardë metra kub që pritet të jetë shifra për këtë vit, raporton “scantv”.

“Gazprom” përmbush më shumë se 1/3-ën e kërkesës evropiane për gaz, që është tregu më fitimprurës i Rusisë dhe që gjeneron thuajse 37 miliardë dollarë të ardhura çdo vit. Lidhjet e forta tregtare me kompanitë e mbështetura nga Rusia, bëjnë kontrast me rritjen e tensioneve në frontin politik dhe ushtarak.

Ligjbërësit e Bashkimit Evropian janë përpjekur që të diversifikojnë furnizimet e energjisë dhe kanë bërë thirrje për zgjerimin e porteve që të përballojnë dërgesat nga Shtetet e Bashkuara.

“Gazprom” ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për politizimin e interesave ekonomike në BE, nëpërmjet sanksioneve që kanë shenjëstruar projektet e tubacioneve. Kërkesa evropiane për gazin rus pritet të rritet në vitin që vjen, ndërkohë që prodhimi i brendshëm projektohet të bjerë dhe çmimet e qymyrit pritet të rriten.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ditën e dytë të vizitës në Arabinë Saudite, zëvendëskryeministri…