Salihu: Letra është ekzagjeruar, presim sugjerime nga UEFA

19 prill 2018 | 10:41

Sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Eroll Salihu, ka folur rreth letrës së pranuar nga UEFA pas inspektimit të stadiumit të Prishtinës nga inspektorët e saj.

Salihu për “KosovaPress” ka deklaruar se punimet në stadiumin e Prishtinës janë dukë shkuar siç e duhur, kurse përkrahja e MKRS-së nuk po mungon. “Këto takime, këto korrespodenca janë të vazhdueshme me organet e UEFA-s, por edhe të FIFA-s. Zotëri Pjetër Cadrera është një ndër përgjegjësit kryesor për infrastrukturën sportive, dhe ai ka dërguar disa inspektorë për ta parë ecurinë e punimeve, sepse duhet të kuptojmë se edhe ata janë të shqetësuar, sepse është edhe një dështim për FIFA-n dhe UEFA-n për të pranuar një anëtar të ri i cili nuk ka një fushë. Kështu që, duhet të kuptojmë se qëllimet janë plotësisht të mira, ata na kanë tërhequr vërejtjen, por do të na dërgojnë një listë me përmirësime të cilat duhen bërë që stadiumi të jetë funksional me kohë. Ne kemi menduar fillimisht se, ndoshta, në fillim të qershorit do të përpiqemi të zhvillojmë një ndeshje testuese”, ka thënë Salihu.

Për çështjet të cilat duhet të zgjidhen sekretari i FFK-së bëri me dije se ka shumë, por beson se deri në qershor gjithçka do të përfundojë. “Aty ka shumë kritere, por janë çështje të cilat duhen zgjidhur, për shembull sistemi i kamerave, CCTV duhet rezolucion i jashtëzakonshëm, pasi televizioni është burimi më i madh i të ardhurave, kështu që kushtet për ta duhet të jenë më të përkryera, edhe për gazetarët për media. Por, janë edhe çështjet e tjera, si ndriçimi nuk është ende askund dhe çështje të tjera”, ka shtuar Salihu.

Kosova, sipas Salihut, do t’i zhvillojë ndeshjet nga shtatori në stadiumin e qytetit në Prishtinë, duke hedhur poshtë polemikat se Kosova sërish duhet të udhëtojë në Shkodër.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se…