Salihu, pjesëmarrës në mbledhjen e Komitetit Ligjor të UEFA-s

01 dhjetor 2017 | 09:35

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Eroll Salihu, ka marrë pjesë në Komitetin Ligjor të UEFA-s si anëtar i rregullt i këtij komiteti.

Në këtë mbledhje, së pari Komitetin, në veçanti tre anëtarët e rinj, në mesin e tyre edhe sekretarin Salihu, i ka përshëndetur presidenti i UEFA-s, Aleksandër Çeferin, i cili i ka uruar punë të mbarë Komitetit dhe suksese anëtarëve të rinj. Ndërsa Komiteti Ligjor ka vazhduar punën me diskutimet për çështjet ligjore të rëndësishme që rregullojnë shumë fusha në futbollin evropian me qëllim të zhvillimit dhe përparimit të lojës së futbollit në aspektin ligjor dhe infrastrukturës ligjore. Po ashtu, edhe presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri, po merr pjesë në takimin e Komitetit të Futbollit të UEFA-s.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një modele ruse ka habitur fansat e saj me fotot…