Sami Kurteshi: S’ka përçarje në Vetëvendosje, ka mospajtime

19 dhjetor 2017 | 10:12

Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm, të dielën që lamë pas, ka nxjerrë në sipërfaqe përçarjet brenda lëvizjes “Vetëvendosje”, të cilin takim e bojkotoi jo vetëm kryetari i partisë Visar Ymeri, por edhe figura tjera të rëndësishme partiake, duke përfshirë këtu ish-sekretarin Dardan Molliqajn, Aida Dërgutin, Shqipe Pantinën dhe Dukagjin Goranin.

Me gjithë mungesën e Ymerit në mbledhjen e Këshillit, anëtari i Kryesisë, Sami Kurteshi thotë se Lëvizja nuk do të ndahet.

Madje, sipas tij, deklaratat për përçarje janë paragjykuese.

“Nuk mendoj se ka shenja të përçarjes, ka shenja të mospajtimeve, ka shenja të konflikteve të ndryshme që janë të natyrshme”, ka deklaruar Kurteshi për gazetën “Zëri”, duke shtuar se përplasjet e tilla nuk janë as të parat e as të fundit në “Vetëvendosje”, prandaj nuk ka hapësirë për përçarje.

Sipas tij, këto çështje duhen diskutuar brenda partisë dhe “e mira është se nuk ka mospajtime ideologjike, por ka mospajtime të karakterit organizativ”.

Ndërkaq Artan Murati, hulumtues në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), nuk e hedh poshtë mundësinë që të ndahet lëvizja “Vetëvendosje”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot në…