Sanchezi shënon në fitoren e Unitedit ndaj Huddersfieldit

03 Shkurt 18:40

Manchester Unitedi ka arkëtuar pikët e plota në përballjen e sotme ndaj Huddersfieldit, ndeshje në të cilën shënoi golin e parë në fanellën e Unitedit, Alexis Sanchez.

Skuadra e Jose Mourinhos fituan këtë takim me rezultat prej 2 me 0, raporton Koha.net.

Ishte Lukaku që shënoi golin e parë në minutën e 55 pas asistimit nga Mata.

Ndërsa në minutën e 68 Alexis Sanchez nuk e konkretizoi penaltinë e fituar nga vet ai, por topin e kthyer e dërgoi në rrjetë për ta shtuar epërsinë e Unitedit.

Pas kësaj fitore Unitedi ka 56 pikë në vendin e dytë, përderisa Huddersfieldi në vendin e 19 ka 24 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Vërshimet e fundit e kanë shtyrë Komunën e Junikut të…