Sarajevë: Protestë kundër njohjes së Jerusalemit nga presidenti Trump

17 dhjetor 2017 | 18:17

Dhjetëra demonstrues kanë dalë të dielën në rrugët e Sarajevës për të protestuar kundër vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për njohjen e Jerusalemit për kryeqytet të Izraelit.

Më se 100 protestues morën pjesë në këtë tubim të organizuar nga pjesëtarët e diasporës palestineze në Bosnjë-Hercegovinë dhe grupet e tjera, që kanë bartur mbishkrime në gjuhën angleze, në të cilat kritikoheshin Trumpi dhe Izraeli, ndërsa për Jerusalemin e quanin kryeqytet palestinez.

Shumë prej demonstruesve kishin ardhur në Bosnjë, derisa ajo ishte pjesë e ish-Jugosllavisë dhe kanë mbetur në këtë vend edhe në ditët e sotme, raporton “Rel”.

Më herët këtë muaj, presidenti Trump ka shpallur se Uashingtoni e njeh Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit. Palestinezët pretendojnë se pjesa lindore e Jerusalemit do të jetë kryeqytet i shtetit të tyre të ardhshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aventura e Wesley Sneijder te Nice pritet të mbyllet pas…