SBAShK-u: Nëse pagat rriten vetëm 4 për qind, nga janari në grevë

28 dhjetor 2017 | 14:05

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jashari, në konferencën përmbyllëse të këtij viti për medie, ka paralajmëruar se nëse bëhet një ngritje e pagave në arsim prej katër për qind, janari i vitit 2018 do t’i zë sindikatat në grevë.

“Problemi i fundvitit është paralajmërimi për ngritje pagash nga janari. Është folur për një ngritje shume të vogël të pagave dhe SBAShK-u ka reaguar fuqishëm për ngritjen kaq të vogël unë kam frikë që jo vetëm arsimi, por edhe sektorët tjerë mund të na sjellin greva”, ka thënë Jashari.

Jashari ka thënë se në kabinetin e kryeministrit është dërguar Projektligji për punëtorët e arsimit të viteve ‘90-ta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka nisur hetimet…