Schulzi heq dorë nga posti ministror

09 shkurt 2018 | 16:54

Lideri i partisë gjermane të qendrës së majtë, SPD-së, Martin Schulz, dy ditë pas arritjes së një marrëveshjeje me CDU/CSU-në  të kancelares  Angela Merkel mbi formimin e një “koalicioni të madh”, për shkak të presionit brenda partisë së tij, ka hequr dorë publikisht nga një post ministror në qeverinë e ardhshme gjermane.

“Marrëveshja e koalicionit që partia dhe unë kemi negociuar është me rëndësi të veçantë, sepse në shumë fusha duhet të përmirësojë jetën e qytetarëve. Gjithmonë kam theksuar se nëse hyjmë në një koalicion, ne mund ta bëjmë këtë vetëm nëse kërkesat tona sociale demokratike për përmirësim në arsim, pensionet, puna dhe taksat do të gjejnë vendin e tyre në marrëveshje. Unë me krenari mund të them se është kjo çështja”, është thënë në një deklaratë të Schulzit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria e Shtetit ua ka caktuar masën e paraburgim prej…