>

Sefaj: Shkurti i 2018-s me numër më të vogël të aksidenteve me fatalitet se ai vitit 2017

03 mars 17:09

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka thënë se muaji shkurt i këtij viti kishte numër përgjysmë më pas se ai i vitit të kaluar sa i përket aksidenteve në komunikacion.

Ai me anë të një postimi në profilin e vet në “Facebook” ka thënë masat ndëshkimore që po i merr policia kanë për qëllim rritjen e sigurisë në trafik.

Sipas të dhënave të policisë gjatë shkurtit të këtij viti pesë persona kanë humbur jetën në aksidente komunikacioni.

Postimi i ministrit Sefaj:

Policia e Kosovës ka nxjerr bilancin e gjobave dhe aksidenteve për muajin shkurt të këtij viti dhe nga statistikat e policisë del që numri i aksidenteve me fatalitet është për rreth 50% më i vogël sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Edhe pse ndëshkimi nuk është qëllimi parësor i institucioneve të rendit, masat ndëshkuese ligjore të cilat po i ndërmerr Policia e Kosovës, kanë për qëllim uljen e aksidenteve në trafik, ngase siç dihet numri i viktimave nga aksidentet në trafikun rrugor vazhdon të mbetet shqetësues.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Çdo ndalim për naftën sintentike (dizel) do të marrë dy…