Seferi kërkon fitore ndaj Furyt

23 maj 2018 | 15:36

Ish-kampioni i botës në peshat e rënda në boks, Tyson Fury, do të rikthehet në ring pas 2 vitesh e gjysmë pushim.

Më 9 qershor në “Manchester Arena”, britaniku do të duelojë ndaj shqiptarit Sefer Seferi, që ka shansin e artë të duelojë ndaj një kampioni të pamposhtur bote edhe pse tashmë Fury nuk i ka më titujt që pat fituar ndaj Wladimir Klitschkos. Për shumë fansa e specialistë kjo sfidë konsiderohet e lehtë për Furyn, 25 fitore e asnjë humbje si profesionist, por nuk është i këtij mendimi Seferi, 23 fitore e vetëm 1 humbje në karrierë. Shqiptari premton betejë.

“Të boksosh në këtë nivel nuk është rastësi. Rruga deri këtu ka qenë e gjatë, me shumë vështirësi, punë e palodhshme, e cila për 26 vite kam ditur të sjellë çdo herë suksese”, ka shkruar Seferi në faqen e tij zyrtare ne “Facebook”. Boksieri kuqezi shpreson te fitorja, duke deklaruar se është gati për këtë sfidë: “Gjithmonë i uritur për fitore të reja. Kjo rrugë do të vazhdojë edhe pas ndeshjes me Fury”, ka deklaruar Seferi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Miss Nebraska, Sara Rose Summers, është shpallur vajza më e…