Sejdiu e favorizon Dritën për titull

17 prill 2018 | 11:48

Trajneri i njohur në futbollin e Kosovës, Gani Sejdiu, ka thënë se skuadra e Dritës është më afër titullit të kampionit në Vala Superligën e Kosovës në futboll.

“Mendoj se Drita është më afër titullit të kampiones sepse e ka orarin më të favorshëm në ndeshjet e mbetura të këtij sezoni”, ka thënë Sejdiu për “RTKLive”.

“Titullin e kampionit mund ta vendosë edhe përballja në mes të Prishtinës dhe Dritës. Në rast se kjo ndeshje zhvillohet në kryeqytetet, atëherë edhe gjasat e Prishtinës janë të mëdha”, ka deklaruar Sejdiu, i cili gjatë karrierës së vet ka drejtuar Feronikelin, Trepçën, Trepçën ’89 dhe Besën e Pejës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
John Stamos dhe Caitlin McHugh janë bërë prindër të një…