Senati amerikan: Rusia, pengesë për integrimin e Kosovës

16 janar 2018 | 17:47

Në raportin e fundit 200 faqesh të Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) mbi marrëdhëniet ndërkombëtare, përmendet disa herë edhe shteti i Kosovës.

Publikimi i quajtur “Sulmi asimetrik i Putinit mbi demokracinë në Rusi dhe Evropë”, të cilin e ka siguruar që e ka siguruar Radiotelevizioni i Kosovës (RTK), ka theksuar disa raste specifike, kur Rusia ka dëmtuar progresin në raportet shqiptaro-serbe.

Në raport kritikohen artikujt propagandues të agjencisë së lajmeve “Sputnik” në vitet e fundit, të cilët kanë shkruar se shqiptarët e Kosovës kishin planifikuar masakra kundër serbëve të Kosovës me bekimin e perëndimit dhe se këta të fundit po nxisin paqëndrueshmëri në Ballkan për të krijuar një pretekst për pushtim.

Tutje është thënë se propaganda e “Sputnik”, e cila ka nisur në janar të vitit 2015, kishte ndikim shumë negativ në raportet shqiptaro-serbe, meqenëse tash, 60 për qind e serbëve kanë filluar t’i besojnë Rusisë.

Kritika ka për shumicën e medieve në Beograd, të cilat në raport është thënë se janë të mbushura me përmbajtje të fushatës kundër NATO-së dhe Bashkimit Evropian.

Janë më shumë se 100 medie që bëjnë raportime të porositura, e të cilat çdo ditë e më shumë po e largojnë Serbinë nga rruga e saj evropiane. Në raport është shprehur shqetësimi i trajtimit të gazetarëve hulumtues, të cilët është thënë se kërcënohen dhe censurohen edhe nga vet zyrtarët qeveritar.

Edhe rrugët e Serbisë përshkruhen si tregues i qartë i adhurimit të serbëve ndaj Rusisë. Thuhet se kioskat janë të stërmbushura me veshje e suvenire ku dëshmohet besnikëria e serbëve ndaj federatës Ruse dhe adhurimit të figurës së Vladimir Putinit.

Lidhjet e Rusisë me qytetarët serbë, forcohen nëpërmjet institucioneve kulturore, duke përfshirë edhe Kishën Ortodokse dhe shoqatat e shoqërisë civile të cilat maskohen prapa ndihmave humanitare.

Jo rrallë herë në Beograd, njerëz të besueshëm të Putinit kishin deklaruar se serbët e rusët kuptohen lehtë me njëri tjetrin për shkak të rrënjëve të njëjta.

Prijësit fetar në Rusisë e Serbi vazhdimisht japin mesazhe konservatore tradicionale, duke sulmuar BE-në dhe zërat perëndimor, gjë këtë të cilën e arsyetojnë duke akuzuat rëndë politikat perëndimore për të drejtat e komunitetit LGBT.

Sipas Departamentit të Shtetit Amerikan (DASh) nga dhjetëra organizata pro-ruse në Serbi, numri i tyre ka shkuar në qindra, viteve të fundit.

Njëra nga to është Lëvizja Patriotike “Zavetnici”, e cila qëllim kryesorë ka angazhimin kundër pavarësisë së Kosovës, sikur edhe pengimin e anëtarësimit të Serbisë në BE.

Zyrtarët e shtetit amerikan, nuk besojnë as në pastërtinë e qëllimit bamirës të Qendrës humanitare ruso-serbe në Nish. Ata kanë thënë se atë e shohin si një qendër ruse të spiunazhit, e ngritur në afërsi të kufirit me shtetin e Kosovës.

Derisa, Rusia ka marrë rol vendimtarë në pengimin e Kosovës në njohje ndërkombëtare, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, vazhdimisht takohet dhe konsultohet me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

Habia më e madhe siç është thënë në raportin amerikan ka ndodhur në dhjetor të vitit 2017, kur përfaqësues serb në bisedimet Prishtinë- Beograd, kanë kërkuar rol aktiv të Rusisë në këtë proces.

Serbisë i ishte tërhequr shumë shpesh vërejtja se “nuk mund të ulet në dy karrige në të njëjtën kohë, në veçanti nëse ato karrige janë larg njëra tjetrës”, e cila ka ardhur si kundërpërgjigje për qëndrimet e qeverisë serbe se janë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por të njëjtën kohë duke i ruajtur lidhjet e forta me Kremlinin.

Raporti amerikan ka theksuar se pavarësisht angazhimit të Serbisë për anëtarësim në BE, shteti ka bërë pak që ta mbrojë veten prej propagandës qeveritare ruse kundër BE-së.

Lidhjet janë edhe më të forta në fushën ushtarake. Së fundmi, Serbia ka nënshkruar një marrëveshje të madhe armësh me Rusinë dhe dërgoi një anëtar të ekipit të Atasheve të Mbrojtjes në Moskë për të vëzhguar një stërvitje ushtarake ruse në Krime. Në tetor të vitit të shkuar, Rusia kishte ofruar gjashtë avionë dhe është thënë se kishin rënë dakord për të siguruar 30 tanke dhe 30 automjete luftarake në Serbi, të gjitha pa pagesë.

Presidenti Vuçiq citohet të ketë thënë se Serbia po negocion blerjen e sistemit të mbrojtjes ajrores “s-300” nga Rusia, vendim ky që bie ndesh me ligjin e ShBA-së të miratuar së fundmi, i cili urdhëron reaksione për çdo transaksion të rëndësishëm me sektorët e ushtrisë apo të inteligjencës ruse.

Rusia gjithashtu ushtron ndikim të konsiderueshëm nëpërmjet sektorit energjetik të Serbisë. Në vitin 2014, Rusia ka siguruar 40 për qind të gazit natyror të konsumuar në Serbi.

Vitin e kaluar, ndërmarrja shtetërore e gazit natyror të Serbisë, “Srbijagas”, pati njoftuar se do të rriste importin nga “Gazprom” me 33 për qind në vitin 2018.

Ky vendim, pengon shumë planet e BE-së dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të punojnë me Beogradin përmes projekteve, që Serbia të shfrytëzoj burimet e saja të energjisë.

Raporti amerikan përmban edhe disa rekomandime, ku theksohet domosdoshmëria e ndërhyrjes së lidershipit ndaj ndërhyrjeve ruse, kërkohet që Shtetet e Bashkuara të angazhohen më shumë drejtë shfrytëzimit të burimeve serbe, sepse ndihma e ShBA-së për Serbinë ka rënë viteve të fundit dhe kërkohet shfaqja më e shpeshtë e liderëve amerikanë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Takimi i paraparë në mes të delegacionit të Kosovës dhe…