Serbia arreston 30 të dyshuar për korrupsion

28 dhjetor 2017 | 14:29

Policia serbe gjatë ditëve të fundit ka arrestuar më shumë se 30 persona në disa aksione të veçanta për shkak të ekzistimit të dyshimit se në periudhën nga viti 2010 deri më sot kanë kryer disa vepra penale që kanë të bëjnë me korrupsion.

Është bërë me dije se ato ndërlidhen me keqpërdorimin e buxhetit të Serbisë, buxhetet e vetëqeverisjeve lokale dhe të dyshuarit kanë dëmtuar personat fizik me rreth 21.5 milionë euro.

Ministria e Brendshme e këtij ka njoftuar se aksionet kundër krimit financiar dhe korrupsionit, veçanërisht në lidhje me abuzimin e pozitave zyrtare në organet shtetërore, në bashkëpunim me prokuroritë kompetente dhe Policinë Tatimore, janë kryer në territorin e administratës së policisë: Çaçakut, Beogradit, Zrenjaninit, Pozharevcit, Smederevës, Jagodinës dhe Novi Pazarit. KK

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtatëmbëdhjetë vjet pas përfundimit të luftës, familja Qelaj ka varrosur…