Sërish përplasen Totti dhe Spalleti

07 shkurt 2018 | 10:50

Francesco Totti dhe Lucciano Spalletti, sërish protagonistë me sulmet ndaj njëri-tjetrit, të nisura që kur të dy ishin pjesë e Romës.

Batuta ironike nuk mungojnë as tani që ish-kapiteni verdhekuq është tërhequr nga futbolli, ndërsa trajneri ka ndërruar ambient, pasi aktualisht stërvit Interin.

Trajneri zikaltër gjatë një komunikimi me disa tifozë të Romës në lidhje me të shkuarën e tij te klubi kryeqytetas, ka shprehur konsideratën e tij për Tottin, e cila ka përfunduar në faqet e “Corriere della Sera”: “Totti nuk vraponte më dhe të tjerët kur e shihnin të luante demoralizoheshin”.

Një deklaratë private, tashmë e bërë publike, që sigurisht do të nxisë të tjera polemika. Në fakt, legjenda e Romës, Totti, në një intervistë për mediet ruse, e dhënë para se të publikohej ky qëndrim i fundit i Spallettit, është shfaqur ironik me një fjali tepër të shkurtër për teknikun aktual të Interit, kur iu kërkua të përcaktonte me vetëm një fjalë për ish-shokët dhe trajnerët e tij: “Nuk e njoh”.
Dueli sapo është rindezur, topi vendoset sërish në qendër.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Promovimi i filmit “Fifty Shades Feed” do të realizohet në…