S’është koha për bisedime me Korenë e Veriut, thotë Shtëpia e Bardhë

13 Dhjetor 19:27

 

Kurrfarë negociatash nuk mund të zhvillohen tani për tani ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Koresë së Veriut, derisa shteti komunist nuk ndryshon sjellje.
Kështu kanë deklaruar zyrtarë nga Shtëpia e Bardhë këtë të mërkurë.

Kjo ka bërë që të ngrihen dyshime për ofertën e bërë nga Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson, që bisedimet të nisin me Phenianin, në çdo kohë dhe pa parakushte, shkruan Reuters.

“Testi i fundit me raketë i Koresë së Veriut, qartë tregon se nuk është koha e duhur për negociata”, ka thënë zëdhënësi i Këshillit për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë.

Tillerson ka deklaruar një ditë më parë se SHBA është ‘gati të bisedojë me Korenë e Veriut në çdo kohë që ajo do”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Dëshira e Pierre-Emerick Aubameyang për t’u larguar nga Borussia Dortmund…