Sevilla eliminon Unitedin nga Liga e Kampionëve

13 mars 2018 | 22:41

Sevilla e ka tronditur Manchester United e Jose Mourinhos, pasi e kanë eliminuar nga Liga e Kampionëve. Në ndeshjen rezultati ishte 0-0, kurse sonte në “Old Trafford” triumfuan spanjollët me rezultat 1-2.

Ben Yedder ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 74-t me një goditje të shpejtë dhe të saktë ndaj së cilës De Gea nuk ka pasur mundësi të bëjë asgjë. Portieri i United, i cili ka qenë heroi i takimit të parë, i ka dhuruar golin e dytë miqve duke devijuar në rrjetë në mënyrë të pashpjegueshme goditjen e Yedder në minutën e 78-të.

Reagimi i anglezëve ka ardhur në minutën e 84-t me një gol të Romelu Lukakut. Lojtarët e Mourinho janë hedhur në sulm në minuta e mbetura për të kërkuar golin e barazimit, por tentativat e vendasve kanë qenë të kota. Sevilla befason dhe kalon në çerekfinale.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka folur për…