Shala: Hapi i fundit për liberalizimin e vizave

20 mars 2018 | 13:56

Deputeti i Nisëm Socialdemokrate, Haxhi Shala, ka thënë se nëse demarkacioni me Malin e Zi nuk ratifikohet nga Kuvendi i Kosovës, atëherë do të shtyhet liberalizimi i vizave.

Shala ka thënë se nëse situata eskalon dhe nuk miratohet demarkacioni, përgjegjësin e mban çdo deputet, por më së shumti Qeveria e Kosovës.

“Nëse nuk kalon shtyhet procesi i liberalizimit të vizave. Për këtë vit është hapi i fundit për liberalizimin e vizave. Partnerët e koalicionit kanë biseduar me deputetët e Listës Serbe dhe të Vetëvendosjes. Besoj se do të gjendet edhe një ose dy vota, që mungojnë. Qytetarët po e kërkojnë dhe ata duhet sot të bëjnë presion mbi deputetët”, ka thënë deputeti Shala, raporton “RTK”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet…