ShBA-ja i ofron Koresë Veriore bisedime “pa parakushte”

13 dhjetor 2017 | 09:52

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, mbrëmë ka ofruar fillimin e bisedimeve me Korenë Veriore “pa parakushte”, duke u tërhequr nga kërkesat e mëparshme që Pheniani së pari duhet ta pranojë tërheqjen nga armatimi atomik, para fillimit të çfarëdo bisedimeve.

Kjo kthesë diplomatike e Tillersonit është bërë pas vizitës në Korenë Veriore, nga ana e të dërguarit të Kombeve të Bashkuara, Jeffrey Feltman, që ishte e para në gjashtë vitet e fundit.

Feltmani, që është zyrtar i lartë i OKB-së për çështje politike, tha mbrëmë se beson se vizita e tij në Phenian, javën e kaluar, e hapë mundësinë për negociata, megjithëqë zyrtarët e Koresë Veriore nuk e kanë shprehur asnjë përkushtim.

Sekretari Tillersoni, në qëndrimin e zbutur amerikan, tha se do të ishte “joreale” të pritet që Pheniani do të ulet në tryezën e negociatave dhe do të jetë i gatshëm për tërheqje nga armatimi, për të cilin ka investuar shumë.

“Vetëm të takohemi”, ka thënë Tillersoni gjatë fjalimit të tij në Këshillin Atlantik në Uashington, dhe ka shtuar se presidenti amerikan, Donald Trump, e ka mbështetur ndryshimin e pozicionit tij të lidhur me bisedimet me Korenë Veriore. (Rel)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, mbrëmë ka ofruar fillimin…