SHBA-ja së shpejti stacion karburanti edhe në Hënë

08 mars 2018 | 13:52

Një prej premtimeve më të bujshme të Donald Trump para se të merrte detyrën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara ishte rikthimi i njeriut në Hënë.

Këtë herë, miliarda dollarët e shpenzuar për këtë mision nuk do të jenë vetëm për një shëtitje, apo për një hap njerëzor në sipërfaqen e satelitit të vetëm natyror të Tokës.

Sekretari i Tregtisë, Wilbur Ross ka deklaruar për CNBC se dekadat në vijim do të përcaktojnë të ardhmen e njerëzimit dhe se çfarë do të arrijë ai në kërkimin hapësinor. E mes këtyre arritjeve, Ross rendit edhe shndërrimin e Hënës në një stacion gjigant furnizues me karburant për anijet kozmike që do të udhëtojnë në hapësirë.

“Besoj se e ardhmja jonë varet fort edhe në suksesin që do të kemi për ta shndërruar Hënën në një lloj stacioni furnizimi me karburant për anijet që do të udhëtojnë në të ardhmen në distanca të largëta në univers. Plani është që të shndërrojmë akullin hënor, për të prodhuar hidrogjen dhe oksigjen dhe për t’i përdorur këta dy elementë si karburant për anijet kozmike”, deklaroi ai.

Ideja e shndërrimit të Hënës në një stacion të tillë nuk është e re. Edhe shkencëtarë të NASA-s e kanë hedhur më herët si teori këtë duke e argumentuar edhe me koston më të ulët që do të kishte karburanti, por edhe lehtësinë e nisjes së anijeve për shkak të gravitetit më të dobët hënor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gratë në Kosovë vazhdojnë të përballen me barriera të shumta…