ShBA, studimi shfaq mënjanimin e kimioterapisë të kanceri i gjirit

03 qershor 2018 | 14:54

Rreth 70 për qind të grave në fazën fillestare të kancerit të gjirit mund të mënjanojnë kimioterapinë, pas heqjes së tumoreve, kanë thënë studiuesit nga Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).

“Kjo është një gjetje shumë e madhe”, ka thënë doktor Larry Norton, ekspert i kancerit të gjirit në një spital të Nju Jorkut, që ndihmoi në organizimin e këtij studimi, para më shumë se një dekade.

Studimi që është prezantuar në Klinikën Onkologjikë të Shoqërisë Amerikane në Çikago, ka treguar se si të trajtohen gratë në fazat e para të kancerit me anë të terapive hormonale.

Me anë të një testimi që iu bëhet grave në fazën fillestare të kancerit, varësisht nga rezultati vendoset se cilat kanë nevojë për kimioterapi dhe cilat shpëtojnë nga ky trajtim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jose Mourinho bëri një pasqyrë të botërorit që nis këtë…