SHBA-të akuzojnë Moskën për shkelje të lirisë së medias

07 korrik 2018 | 13:21

Departamenti Amerikan i Shtetit akuzoi Moskën për shkelje të lirisë së shtypit dhe pavarësisë së mediat, pasi një gjykatë ruse gjobiti radion Europa e Lirë, si një media e sponsorizuar nga SHBA-të.

Radioja u dënua ditën e enjte nga gjykata, me argumentin se kishte shkelur ligjin e “agjentit të huaj”, ndërsa masa ndëshkimore ishte gjoba me rreth 1585 dollarë. Ky dënim u përshkrua nga transmetuesi thjesht si hapi i fundit i një fushate të ndërmarrë kundër saj nga ana e Moskës.

“Qeveria ruse vazhdon të pengojë lirinë e shtypit dhe pavarësinë e medias. Ne dënojmë dënimin selektiv të Radios Evropa e Lirë dhe Zëri i Amerikës, sipas ligjit të Rusisë mbi mediat e agjentëve të huaj”, tha në një deklaratë zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Heather Nauert.

Rusia përcaktoi RFE/RL dhe Zërin e Amerikës si “agjentë të huaj” në muajin dhjetor. Sipas këtij përcaktimi, rusët duhet të përfshihen në çdo informacion që këta transmetues publikojnë ose transmetojnë në audiencën ruse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka nisur procedurat për të…