ShBA-të përgëzojnë Kosovën në luftë kundër narkotikëve

21 mars 2018 | 16:04

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka pritur të mërkurën në takim drejtoreshën e Zyrës për Evropë dhe Azi pranë Byrosë për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit të Departamentit të Shtetit, Erin Sawyer.

Në këtë takim u diskutua për të arriturat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës në luftimin e krimit të organizuar në përgjithësi dhe në luftën kundër narkotikëve në veçanti.

Ministri Sefaj ka falënderuar Erin Sawyer për mbështetjen e vazhdueshme që ShBA-të i kanë dhënë institucioneve të zbatimit të ligjit të Kosovës në luftimin e dukurive negative.

Drejtoresha Erin Sawyer ka përgëzuar ministrin Sefaj për të arriturat e institucioneve të sigurisë së Kosovës në luftë kundër narkotikëve dhe ka shprehur gatishmërinë e Departamenti të Shtetit për ta përkrahur edhe me tej Republikën e Kosovës në këtë aspekt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, në shenjë kujtimi të…