ShBK-ja paralajmëron klientët e sektorit bankar për rreziqet e kriptovalutave

29 Janar 12:40

Shoqata e Bankave të Kosovës (ShBK), me anë të një komunikate për medie, paralajmëroi qytetarët e Kosovës, për rreziqet e ndërlidhura me valutat virtuale. Sipas kësaj komunikate, SHBK-ja  tërheq vërejtjen se kjo fushë nuk është e rregulluar me ligjet e vendit dhe se rreziqet dhe përgjegjësitë merren përsipër nga vetë përdoruesi i këtyre instrumenteve.

“Duke pasur parasysh interesimin e madh të publikut të gjerë për valuta virtuale të tilla si “Bitcoin”, Shoqata e Bankave të Kosovës (SHBK) paralajmëron publikun e gjerë dhe në veçanti klientët e sektorit bankar në Kosovë, për rreziqet e mëdha që ndërlidhen me këto investime. Në pajtim me njoftimet e vazhdueshme të lëshuara nga autoritetet financiare evropiane si Banka Qendrore Evropiane (ECB) si dhe Autoritetit Bankar Evropian (EBA), si dhe paralajmërimet e Bankës Qendrore të Kosovës, Shoqata e Bankave të Kosovës njofton se ky instrument spekulativ i tregtueshem në internet, nuk njihet nga Ligjet e Kosovës dhe nuk njihet nga sistemi bankar si instrument pagese”, thuhet në njoftimin e SHBK-së.

Sipas kësaj komunikate, SHBK tërheq vërejtjen se kjo fushë nuk është e rregulluar me ligjet e vendit dhe se rreziqet dhe përgjegjësitë merren përsipër nga vetë përdoruesi i këtyre instrumenteve.

“Si e tillë, kjo fushë nuk është e rregulluar me ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës, që do të thotë se ata që investojnë dhe tregtojnë me valuta virtuale, nuk janë të mbrojtur apo të garantuar nga asnjë institucion vendor apo ndërkombëtar dhe të gjitha rreziqet dhe përgjegjësitë merren përsipër nga vetë përdoruesi i këtyre instrumenteve”, është thënë në komunikatën e Shoqatës së Bankave të Kosovës.

|

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Që nga koha kur babai i saj nuk është më…