Shefi i “Apple” fitoi 101.5 milionë euro gjatë 2017-së

30 Dhjetor 12:42

Gjatë 2017-së, drejtori ekzekutiv i “Apple”, Tim Cook, mori pagë prej 3.06 milionë dollarësh.

Kjo nuk është e tëra, gjithashtu ai mori plus 9.33 milionë dollarë bonuse dhe 89.2 milionë dollarë aksione në kompani shkruan Bloomberg.

Këto të dhëna u publikuan nga vetë kompania përpara se të mbante mbledhjen vjetore të aksionerëve.

Edhe drejtorë të tjetër brenda kompanisë si Luca Masestri, Angela Ahrendts, Johny Srouji, Dan Riccio dhe Bruce Sewell, të gjithë përfituan mbi 3 milionë dollarë bonuse dhe së bashku me aksionet e cila shkon në 24.2 milionë dollarë secili.

Përgjatë 2017-së janë shpenzuar mbi 93 mijë dollarë për fluturimet e Cook dhe mbi 224 mijë dollarë për sigurinë e tij. /Telegrafi/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Viti 2017 në Kosovë ishte një vit me shumë zhvillime…