Shefi i Njësisë për Kosovën në Komisionin Evropian viziton Kosovën

20 mars 2018 | 09:12

Shefi i Njësisë për Kosovën në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit të BE-së në Komisionin Evropian, David Cullen sot do ta vizitojë Kosovën.

Gjatë kësaj dite ai do të marrë pjesë në punëtorinë, e cila ka për synim ofrimin e informatave relevante për përfituesit potencial në lidhje me programin e BE-së për konkurrencë të ndërmarrjeve dhe NVM-ve (COSME), si dhe instrumenteve financiare në përgjithësi, raporton Klan Kosova.

Cullen gjithashtu do të marrë pjesë në panelin e nivelit të lartë ku do të lansohet Raporti i Monitorimit për Kosovën i financuar nga BEja dhe i zbatuar nga SIGMA, një iniciativë e përbashkët e Bashkimit Evropian dhe Organizatës për Zhvillimin Ekonomik dhe të Bashkëpunimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, beson fuqishëm se sot…