Shefi i ushtrisë serbe: KFOR-i na ka paralajmëruar për trazira në Kosovë

07 janar 2018 | 16:16

Shefi i Shtabit të Ushtrisë së Serbisë, gjeneral Ljubisa Dikoviq, ka thënë se komandanti i KFOR-it i ka dhënë informacione se mund të ketë trazira në kufirin me Kosovë.

Ai ka thënë se KFOR-i i ka marrë të gjitha masat që mos të ndodh një paralajmërim i tillë.

“Është me rëndësi të potencohet se shkëmbimi i informacioneve me KFOR-in, si subjekt i sigurisë përgjegjës për paqen në krahinën jugore serbe, është i përditshëm. Të premten kam folur me Komandantin e KFOR-it dhe kam marrë informacione të caktuara që në zonën tokësore të sigurisë mund të cenohet siguria sikurse edhe brenda territorit të Kosovës dhe Metohisë”, ka thënë Dikoviqi, transmeton “RTS”-ja, shkruan “Gazeta Express”.

Sipas tij, tash për tash gjendja në kufirin me Kosovë është stabile. “Për fat të mirë tani gjithçka është qetë dhe situatë stabile dhe jam i sigurt se KFOR-i i ka marrë të gjitha masat dhe kështu do të mbetet”, ka thënë Dikoviq.

Dikoviq bashkë me Ministrin e Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandër Vulin, kanë vizituar Bujanovcin.

Vulini ka thënë se informacionet për mundësinë e trazirave në kufi me Serbinë i kanë marrë nga KFOR-i çek.

Sidoqoftë, në Kosovë s’ka pasur asnjë njoftim prej KFOR-it për mundësinë e trazirave në kufirin me Serbinë. As Policia e Kosovës s’ka dhënë ndonjë informatë për një mundësi të tillë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dega e Nismës në Skenderaj ka themeluar të dielën dy…