“Shell”-i fillimisht vepron me tetë pika derivatesh në Kosovë

21 maj 2018 | 14:56

Tetë pikat e para të derivateve të kompanisë globale energjetike “Shell” në Kosovë janë tashmë të hapura për shitje.

Pikat e reja të derivateve “Shell” janë të vendosura në Veternik 1, Veternik 3, Vragoli, Sllatine, Obiliq, Mitrovicë, Prizren, Dragodan.

Në muajin janar “Al Petrol”-i u licencua si distributor i autorizuar i “Shell”-it pas nënshkrimit të kontratës me “Shell”-in.

“Ardhja e “Shell”-it është një lajm i mirë për Kosovën”, është thënë në njoftimin për medie të “AL Petrol”-it.

“Kompania jonë ka më shumë se 50 pika derivatesh, të cilat deri në fund të vitit do të ribrendohen në ‘Shell’. Po fillojmë me 8 pika derivatesh ‘Shell’, dhe do të vazhdojmë me ribrendimin e të gjitha pikave. ‘Shell’-i konfirmon hyrjen e vet në Kosovë përmes një kontrate licencimi të brendit të shitjeve me pakicë me ‘Al Petrol’-in”, është thënë në njoftimin për medie.

Më tej në një njoftim të “AL Petrol”-it bëhet me dije se synim kanë që gjatë vitit të parë të aktivitetit të hapen më shumë se 50 pika të shitjeve me pakicë të brendit “Shell”.

“Hapja e pikave të reja ‘Shell’ në Kosovë është pjesë e një strategjie më të gjerë në përmbushje të aspiratave të ‘Shell’-it për rritje dhe zgjerim të pranisë së pikave të brendit ‘Shell’ në një numër tregjesh të reja. Këto pika do t’u përmbahen standardeve më të larta të shërbimit, cilësisë së produktit dhe vlerave të brendit ‘Shell’”, është thënë në njoftimin e “AL Petrol”-it.

Brendi global “Shell” vjen në Kosovë falë punës së madhe dhe angazhimit të palodhshëm të Latif Kryeziu, president i “Al Petrol”-it, kompania më e madhe e derivateve në Kosovë.

Rrjeti i brendit “Shell” do t’u ofrojë vozitësve në Kosovë derivate që përdoren nga Scuderia Ferrari në Kampionatin Botëror të Formula One të 2018-s.

“Shell” është shitësi me pakicë më i madh në botë që operon në më shumë se 80 vende, të cilat çdo ditë u shërbejnë më shumë se 30 milionë klientëve.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesit e komunitetit të diasporës shqiptare nga 26 shtete të…