Shembet tavani në një klub nate në Madrid, lëndohen 26 persona

14 janar 2018 | 17:39

Autoritetet spanjolle, kanë thënë se 26 persona janë lënduar, pas shembjes së tavanit në një klub nate në Madrid, shkruan “AP”.

Shërbimet e emergjencës kanë thënë se 11 persona janë dërguar për t’u trajtuar në spital nga “plagët e lehta”, ndërsa të tjerët janë trajtuar në vendin e ngjarjes.

Shërbimet e emergjencës kanë thënë, se tavani 16 metra katrorë, ka rënë mbi njerëzit që kanë qenë një atë klub të natës në jug të Madridit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i Kuvendit, Kadri…