Shënon rritje tregtia me pakicë

21 mars 2018 | 16:25

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat Afatshkurtra të Tregtisë me Pakicë” për periudhën tremujore (TM4) 2017.

Në bazë të dhënave të publikuara në tremujorin e katërt të vitit 2017, krahasuar me tremujorin paraprak (TM3 2017) ka pasur rritje të tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (8.9 për qind), tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuara (8.7 për qind), tregtia me pakicë e mallrave të tjerë, në dyqane të specializuara (7.4 për qind), tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara (5.5 për qind), tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake, në dyqane të specializuara (4.0 për qind), tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara (3.5 për qind), tregtia me pakicë, jo në dyqane, tezga ose tregje (0.8 për qind), si dhe tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara, nuk ka ndonjë ndryshim.

Në tremujorin e katërt të vitit 2017, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2016, kanë pasur rritje: Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara (23.0%); Tregtia me pakicë, jo në dyqane, tezga ose tregje (22.5 për qind), tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuara (8.8 për qind), tregtia me pakicë, në dyqane jo të specializuara (6.8 për qind), tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake, në dyqane të specializuara (6.0 për qind), dhe Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (4.2 për qind).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka hyrë në sallën e Kuvendit të…