Sherifi: Limaj kontriboi për t’u arritur marrëveshja shtesë e cila zhbllokon vendin

16 shkurt 2018 | 22:37

Shefi i grupit parlamentar i partisë Nisma Social Demokrate, Bilall Sherifi ka thënë se marrëveshja për demarkimin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi e nënshkruar nga Qeveritë e dy vendeve u shndërrua në një pengesë të pa kapërcyeshme në rrugën e integrimeve Euro Atllantike.

Në një prononcim për “Telegrafi” , Sherifi ka theksuar se Limaj është angazhuar që të japë kontributin e tij në funksion të gjetjes së një zgjidhje përmes së cilës Mali i Zi dhe Kosova do të nënshkruanin një dokument shtesë.

“Duke e parë që kjo marrëveshje si e tillë nuk kishte mbështetjen e mjaftueshme në Kuvend për t’u ratifikuar, Fatmir Limaj në cilësinë e Zëvendëskryeministrit të qeverisë së Kosovës, i mandatuar nga kryeministri z. Haradinaj është angazhuar që të japë kontributin e tij në funksion të gjetjes së një zgjidhje përmes së cilës Mali i Zi dhe Kosova do të nënshkruanin një dokument shtesë i cili do t’i obligonte dy vendet tona që pas ratifikimit të marrëveshjes, e njejta do të rishikohet në pjesët në të cilat janë ngritur dilema”, ka deklaruar Sherifi.

Më tej ai ka shtuar se tanimë siç është informuar edhe publiku i gjërë përmes dokumentit të nënshkruar nga presidentët e dy shteteve, Filip Vujanoviq dhe Hashim Thaçi kjo gjë është arritur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paraqitja më e vjetër që ekziston e Shqiponjës së Skënderbeut,…