Sherifi: Limaj ta udhëheqë dialogun Kosovë – Serbi

26 prill 2018 | 22:19

Nënkryetari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se njeriu i duhur për ta udhëhequr dialogun Kosovë-Serbi është lideri i kësaj partie, Fatmir Limaj.

“Qeveria duhet ta udhëheq dialogun, nuk duhet ta bart tek presidenti. Thaçi është i njohur me gatitshmërinë e abuzimit me pushtetin që e ka. Vjen e dorëzon një letër nëse do pranoje nëse do mos e prano. Të heqim dorë të gjithë nga egot e tyre e më pas mund ta shohin Kosovën në progres. Nëse dhe PDK nuk ka të duhurin për ta udhëhequr dialogun ne po ua ofrojmë Fatmir Limaj”, ka thënë Sherifi në “Zona e Debatit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka…