Sherri që “shkriu së qeshuri” rrjetet sociale

11 maj 2018 | 12:24

Mbrëmjen e së enjtes u luajt ndeshja West Ham-Manchester United, që përfundoi në barazim pa gola dhe episodi më interesant i saj ishte në minutën e 86, kur Paul Pogba dhe Mark Noble nisën një sherr mes tyre pas një faulli.

Mesfushori veteran i West Ham humbi kontrollin pasi pësoi ndërhyrjen e gabuar dhe iu sul francezit, duke i futur gishtat në hundë dhe gojë kundërshtarit. Pogba nuk i ktheu dorë në mënyrë që situata të mos rëndohej edhe më shumë.

Në fund të ndeshjes, protagonistët e këtij sherri që u tall shumë në rrjetet sociale u përqafuan dhe qeshën me atë që ndodhi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Shtatë persona janë gjetur të vdekur në një pronë…