Sheshi i Prishtinës bëhet me fushë patinazhi

04 Shkurt 22:42

Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë do të bëhet me një fushë me akull sintetik, e cila do të përdoret për patinazh.

Këtë risi për Prishtinën e ka mundësuar Komiteti Olimpik i Kosovës, i cili do të realizojë projektin në fjalë.

Që nga 9 shkurti, KOK-u do të organizojë Festivalin Olimpik “PyeongChang2018”, në Prishtinë.

Përgjatë 16 ditëve sa do të zgjasin Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang2018, në sheshin “Zahir Pajaziti” do të promovohen sporte të reja.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nesër do t'i adresohet kabinetit…