Shkëmbi injoron Batatinën

04 mars 2018 | 14:11

Trajneri Blendi Shkëmbi e ka injoruar Tahir Batatinën, lidhur me deklaratën se trajnerët e ardhur nga Shqipëria, shumë shpejt do të kthehen andej nga kanë ardhur.

Sipas Shkëmbit, nuk ia vlen t’i jepet rendësi kësaj deklarate të trajnerit të Llapit. “Nuk duhet t’i japim rëndësi asaj deklarate, pasi në Kosovë janë 12 skuadra në Superligë dhe 9 janë trajnerë kosovarë e 3 shqiptarë.

Nga ata 9, vetëm njëri ka shprehur këto kundërshti, ndaj nuk ia vlen t’i japim rëndësi. Si unë, ashtu edhe Josa e Magani, kemi ndjerë mbështetjen dhe ngrohtësinë e kolegëve kosovarë”, ka thënë Shkëmbi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, dhe përfaqësuesi i Komitetit…