Shpallet tenderi për asfaltimin e rrugës Smolicë – Nivokaz

18 korrik 2018 | 19:39

E vetmja rrugë e cila deri më tash kishte mbetur pa u shtruar me asfalt në Komunën e Gjakovës, e cila lidhet me atë të Junikut, do të asfaltohet shumë shpejt pasi që Ministria e Infrastrukturës që drejtohet nga Pal Lekaj tashmë ka shpallur tenderin për asfaltimin e saj.

Me asfaltimin e kësaj rruge, e cila lidhë fshatrat Smolicë, Stubëll, Berjahë, Nivokaz, e që del në Komunën e Junikut, tashmë pothuajse e gjithë Reka e Keqe po bëhet me infrastrukturë moderne.

Fotografia e Fshati Stubëll

Asfaltimi i kësaj rruge ka gjatësinë gjashtë kilometra dhe i përket territorit të Komunës së Gjakovës. Tenderi për shtrimin me asfalt të saj është hapur më 16 korrik, kurse dorëzimi i ofertave do të bëhet më 24 gusht 2018. Vlera e parashikuar e kontratës është 847 mijë euro, ndërsa afati për përfundimin e kontratës do të jetë 120 ditë nga nënshkrimi i kontratës. Përndryshe, përmes kësaj rruge Ushtria Çlirimtare e Kosovës bartte armatimin prej Shqipërisë dhe e dërgonte në zona të ndryshme të luftës në Kosovë.

/Sadik ZEQIRI/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 10, 11, dhe 12 gusht në Prishtinë do të…